Vendosni fjalën kyçe....

Lushnje/ Makina përplaset dhe thyen shtyllën e elektrikut, lë zonën pa drita


Tjetër aksident në autostradë kësaj rradhe në dalje të fshatit Dushk.

Një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka thyer një shtyllë të tensionit të mesëm që furnizon me energji pompat e ujit që furnizojnë qytetin e Lushnjes. Drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështisë në rrugë dhe pakujdesisë.

Si pasojë gjithë zona pa energji elektrike.

Drejtuesja e mjetit dhe nje shoqe e saj kanë marrë lëndime të lehta.

Në vendngjarje uniformat blu për rrethanat e aksidentit dhe grupi i avarive të osshe për të risjellë energjinë tek pompat e ujit.poicia po pret grupin hetimor per dokumentimin e ngjarjes.