Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në autostradën Thumanë-Kashar, ndërron jetë 65-vjeçari


Një 65-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në audostradën Thumanë-Kashar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm ku mjeti “VW” që drejtohej nga viktima Lazer Firza është përplasur me një “Audi” që drejtohej nga I.P.

Viktima ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi

“Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Lazer Firza, 65 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.”