Është shtyrë për në 9 tetor seanca ndaj Laert Haxhiut në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
Më herët, Haxhiu është dënuar me burgimtë përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, ngjarje e ndodhur më 11 tetor 2017.
32-vjeçari ka apeluar dënimin me burg përjetë për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha ndërsa u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.
Në seancë ishte i pranishëm për herë të parë kreu i SPAK-ut Altin Dumani.