Vendosni fjalën kyçe....

U plagos aksidentalisht nga tritoli që iu vu motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë në spital 26-vjeçari


Anash motrat Nikolli, në mes Nuredin Dumani

Ka ndërruar jetë në spital Enea Themollari, i cili u plagos aksidentalisht  nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 14 korrik të këtij viti.

Ai u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë.

Objekt i atentatit ishin dy motrat nga Lezha Alda dhe Gjovana Nikolli që jetonin me qera në banesën e një 59-vjeçari në lagjen “Haxhias”.

Tritoli ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit ndërsa i riu u plagos aksidentalisht pasi i ra në kokë dera e banesës së tij pas shpërthimit të fuqishëm.

Dy motrat Nikolli akuzuan asokohe të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si porositësin e tritolit.