Vendosni fjalën kyçe....

Vlora nën pushtetin e ujit, Vengu: Prioritet çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve, 250 forca civile dhe ushtarake në terren


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur për mediat pas mbledhjes me shtabin e Emergjencave Civile lidhur me situatën në Vlorë, ku një ditë më parë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut qyteti u përmbyt.

engu njoftoi se aktualisht janë në terren 250 forca civile dhe ushtarake për të ndihmuar në zonat e prekura.

Ai sqaroi se janë evidentuar 62 pallate me katet nëndheshme dhe garazhet nën ujë, duke theksuar se çlirimi i ujërave nga këto zona është një prioritet për rikthimin në normalitet. Vengu theksoi se do të bëhet një vlerësim i dëmeve për banorët dhe se do të merren masa për dëmshpërblimin e tyre përmes instrumenteve financiare nga Bashkia dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile.

“Kemi aktualisht 250 forca civile dhe ushtarake në terren, në të gjitha zonat e prekura. Është trekëndëshi midis rrugës Romino Albana, kishës ortodoske dhe  lagjes historike që një pjesë e pallateve e garazheve janë nën ujë, 62 janë evidentuar si të tilla. Të gjitha forcat janë në terren që të kthehet në normalitet.

Jemi në një situatë që po bëjmë të munduar dhe evidentimin e dëmeve, tu qëndrojmë pranë qyqarëve dhe të shfrytëzojmë të gjithë ato instrumente financiare qoftë të Bashkisë apo të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, për të dëmshpërblyer banorët për dëmet që janë shkaktuar. Ndërhyja ka qenë e shpejtë, ka qenë një fashë orare ku vërshimi ka qenë i madh dhe vështirë për tu menaxhuar dhe aksesi ka qenë i vështirë.

Të gjitha akset tani janë të kalueshme. Çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve është tani prioriteti. Pa çliruar këto, nuk do mund të ç ‘tensionojmë situatën në një pjesë të mirë të qytetit. Do ecim hap pas hapi”, u shpreh ai.