Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentoi për vdekje 51-vjeçarin, arrestohet efektivja e policisë në Kurbin


Një efektive policie është arrestuar pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Në pranga ka rënë 43-vjeçarja Florinda Zvangu e cila ka qenë jashtë orarit të punës duke lëvizur me makinën e saj, kur ka përplasur 51-vjeçarin në rrugën Laç-Milot.  

Viktima është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve.

Njoftimi

“Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja Florinda Zvangu 43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin, (këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.”