Një 65 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi u godit me shishe qelqi në kokë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandësndërsa viktimë ka mbetur 65-vjeçari Gëzim Bizioni.
Autori i dyshuar, 42-vjeçari Arim Beqiri është ndaluar nga policia.
Dyshohet se autori ka qenë i dehur kur ka goditur viktimën.
“Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, Admir Ferik Beqiri rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gezim Bizioni, rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë së Sarandës.