Drejtuesi politik për Tiranën për zgjedhjet e përgjithshme të vitit tjetër Belind Këlliçi pohoi se nuk ka paguar asnjë qindarkë për foton me kandidatin republikan për president të SHBA-së Donald Trump.
Ai tha se askush nuk ka paguar asgjë teksa shpjegoi se e ka takuar ish-presidentin gjatë një takimi të fushatës në Miçigan.
“Po të pyesni Edi Ramën mund të kushtojë edhe paraqitjen si gruaja e dikujt tjetër sepse ai është paraqitur si gruaja e një shqiptari në vitin 2012 kur ka bërë foto me Barak Obamën dhe për këtë arsye personi në fjalë është dënuar me vendim gjykate në SHBA për lobim të paligjshëm. Basha ka paguar 500 mijë dollarë për një foto me Trump. Në rastin tim, zero qindarka, jo vetë unë po askush rreth meje. Pjesëmarrja me lekë është për ngjarjet fundraising për mbledhje fondesh. Nuk kam qenë në një event të tillë, nuk kam marrë pjesë në një event të tillë. Kam qenë në dy tubime të z. Trump.Në takimin e parë nuk kisha mundësi ta takoj, në takimin e dytë m’u mundësua nga Partia Republikane nga persona që drejtonin fushatën e Trump në Miçigan.” – tha Këlliçi.