Vendosni fjalën kyçe....

Policia Rrugore e Tiranës bën bilnacin javor: 29 të arrestuar dhe 11.722 gjoba


 

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilnacin javor përgjatë kësaj jave.

Sipas një njoftimi, bëhet me dije se në total janë arrestuar 29 persona si edhe janë vendosur 11.722 gjoba.

Gjithashtu policia ka bllokuar 9 automjete.

Policia bën thiirje për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Njoftimi:

🚨 Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (19.09.2024 – 05.10.2024) 🚨

 

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

 

✅ 29 Arrestime dhe procedime penale:

🍺 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

🚫 6 persona për pa leje drejtimi.

🚦 15 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

🛑 2 largim nga vendi i aksidentit.

💶 1 person u procedua për korupsion aktiv.

💊 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

 

✅ Masat administrative:

 

📈 11.722 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,674 në ditë.

🌑 22 masa për xhama të zinj.

🚗💨 265 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

📱 267 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

🔒 656 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

🛑 9 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

⚠ 456 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

🅿 8.451 masa për qëndrim të gabuar.

🏍 794 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

 

✅ Pezullime dhe bllokime:

🍺 14 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

🚗💨 10 raste për tejkalim shpejtësie.

🚗💨 16 raste të ndryshme 

 

 

🚗🚓 9 automjete u bllokuan, përfshirë 5  për mos pasjen e dokumentave me vete .

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣

#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore