Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Brazilit paralajmëron ndalimin e basteve sportive


Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, qeveria e të cilit po përpiqet të ndalojë bastet sportive që po bëhen problem për të ardhurat e familjeve, tha të dielën se do i ndalojë bastet në internet nëse masat rregullatore nuk shërojnë “varësinë” prej bastorëve.

Brazilianët e çmendur dhe adhurues të basteve janë përthithur nga bastet sportive që kur u legalizuan në vitin 2018 dhe studimet bankare tregojnë se bastet po godasin të ardhurat e familjeve, duke ulur shpenzimet e konsumatorit dhe duke falimentuar familjet.

“Nëse rregullorja nuk funksionon, unë nuk do ngurroj t’u jap fund basteve përfundimisht,” u tha gazetarëve pasi hodhi votën e tij në zgjedhjet komunale në Sao Paulo.

Lula tha se ishte e papranueshme që familjet me të ardhura të ulëta që marrin ndihmë sociale përmes programit Bolsa Familia të Brazilit t’i shpenzojnë paratë në baste.

Sekretariati i Basteve të Brazilit (SPA) publikoi javën e kaluar një listë të kompanive të basteve sportive të licencuara për të operuar rreth 200 marka të basteve sportive në atë që është bërë me shpejtësi një nga tregjet e pesta më të mëdha të basteve në botë.

Ato përfshijnë emrat më të mëdhenj në botën e basteve, si Flutter Entertainment, grupin Entain që zotëron Ladbrokes dhe Betsson AB të Suedisë që funksionon nga Malta.

Kompanitë duhet të hapin zyra në Brazil dhe të shoqërohen me një partner vendas. Sipas rregulloreve të reja, kartat e kreditit nuk do lejohen të përdoren në baste. Qindra kompani u ndaluan nga puna për mosplotësimin e kushteve të Brazilit.

Megjithatë, dëmtimi në të ardhurat e familjeve, dhe kryesisht për familjet më të varfra, ka shqetësuar qeverinë dhe shqetësimet e saj u rritën pasi Banka Qendrore raportoi se 3 miliardë realë (550 milionë dollarë) u shpenzuan për baste në gusht nga marrësit e programit Bolsa Familia.