Vendosni fjalën kyçe....

Qëndrimi i Macron-it “turp i madh” – Netanyahu kritikon presidentin francez  


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar presidentin francez Emmanuel Macron pas thirrjes së tij për t’i dhënë fund dërgesave të armëve për shtetin hebre në mes të përshkallëzimit me Hezbollahun dhe Iranin.

Në një intervistë me median franceze të shtunën, Macron bëri thirrje për “një zgjidhje politike” të pwrplasjes në Lindjen e Mesme dhe argumentoi se vendet perëndimore duhet “të ndalojnë dorëzimin e armëve për të luftuar në Gaza”. Ai i quajti armiqësitë e vijueshme “një gabim” dhe paralajmëroi kundër kthimit të Libanit në “një Gazë të re”.

Netanyahu u përgjigj me një deklaratë të zjarrtë në X, në të cilën ai iu drejtua drejtpërdrejt Macron-it. Izraeli po lufton “në shtatë fronte kundër armiqve të qytetërimit”, argumentoi ai, duke iu referuar luftërave me Hamasin, Hezbollahun, Houthit, si dhe Iranin dhe aleatët e tij në Siri dhe Irak.

“Të gjitha vendet e civilizuara duhet të qëndrojnë fort në krah të Izraelit.”

“Megjithatë presidenti Macron dhe krerwt e tjerë perëndimorë po bëjnë thirrje për embargo armësh kundër Izraelit. Turp për ta,” tha Netanyahu, duke e quajtur lëvizjen një “turp” dhe duke u zotuar se Izraeli “do fitonte me ose pa mbështetjen e tyre”.

Lufta e Izraelit me Hamasin në Gaza, e cila hyn në vitin e dytë të hënën, ka marrë jetën e më shumë se 41,000 palestinezëve. Luftimet nisën pas një sulmi tw papritur të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili vrau rreth 1,100 izraelitë dhe ccoi në marrjen e rreth 250 pengjeve.

Javët e fundit, Izraeli e shtoi fushatën e bombardimeve në Liban dhe filloi sulmet tokësore ndërkufitare që synonin bazat e Hezbollahut. Grupi pro-palestinez ka gjuajtur raketa në Izrael në mbështetje të Hamasit që nga tetori 2023. Zyrtarët izraelitë argumentuan se operacioni ishte i nevojshëm për kthimin e sigurt të 70,000 banorëve që u larguan nga Izraeli verior gjatë sulmeve të Hezbollahut.