Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvritet 53-vjeçari në Korçë


Astrologu Jofiel Koço është vetëvrarë mëngjesin e sotëm, duke u hedhur nga tarraca e një pallati 7-katësh pranë Pazarit të Korçës.

45-vjeçari është ngjitur në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej është hedhur poshtë duke gjetur vekjen.

Koço, përveç se kishte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqanet e qytetit, njihej edhe si astrolog. Ai ishte shpesh i pranishëm në emisione televizive ku interpretonte yjet.

“Korçë/Informacion paraprak. Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.