Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet në sytë e të birit 37-vjeçari shqiptar në Itali


Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Itali.

Viktima është identifikuar si Beni Arshiaj ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në në periferi të Pizës.

I riu u qëllua pak pasi kishte parkuar furgonin ndërsa ishte me të biri.

Dyshohet se viktima është qëlluar nga dy persona që u larguan nga vendi i ngjarjes me shpejtësi me motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja ndërsa 37-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në zonën e barkut që i ka shkaktuar vdekjen.