Një ngjarje e rrallë ka ndodhur gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku një qytetare e cila po udhëtonte drejt maternitetit u detyrua të lindë foshnjën në makinë për shkak të bllokimit të trafikut në akset kryesore pranë qendrës së kryeqytetit.
Pas lindjes, qytetarja u transportua menjëherë në një nga materinitetet e Tiranës për të marrë kujdesin e nevojshëm për të dhe foshnjën e saj.
Kjo ngjarje nënvizon vështirësitë e krijuara nga bllokimi i trafikut dhe pasojat që situata të tilla mund të kenë mbi qytetarët në momente kritike siç ishte kjo lindje emergjente.