Vendosni fjalën kyçe....

“Mos prekni makinat, pronat private”- Protestuesit bllokojnë rrugët, pranë selisë së PS-së


Një grup protestuesish, udhëhequr nga deputetët, i është drejtuar segmentit rrugor që çon drejt godinës së Partisë Socialiste, pranë sheshit Skënderbej dhe pas godinës së Bankës së Shqipërisë.

Gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të një kazani mbeturinash, ndërsa deputetët kanë kërkuar nga të rinjtë që hedhin molotov apo flakadanë të kenë kujdes dhe të mos dëmtojnë automjetet e qytetarëve.