Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkon katër orë leje për protestën


PD-ja ka kërkuar katër orë leje për protestën e thirrur prej saj mbrëmjen e sotme.

Në shkresën dorëzuar policisë, leja përfshin fashën orare 18:00-22:00.

Në kërkesën për leje nuk jepen hollësi mbi itinerarin e protestës por përcaktohet si vend vetëm bulevardi kryesor para kryeministrisë.

Mbi 1500 forca policie janë angazhuar për të garantuar qetësinë mbrëmjen e sotme ndërsa shumë rrugë në kryeqytet do jenë të bllokuara ose do kenë lëvizje të kufizuar.

Protesta e PD-së është paralajmëruar rreth dy javë më parë pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianji lidhur me audiopërgjimin ku pretendohej se ishte Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm dhe kreut të tanishëm të Komisionit Antikorrupsion Fatmir Xhafaj.