Protestuesit e opozitës kanë intensifikuar veprimet e tyre, duke hedhur disa bomba molotov në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ku një banderolë me fotografinë e kryeministrit Edi Rama ka marrë flakë. Në përpjekje për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur gaz lotsjellës.
Pas hedhjes së molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë dhe selisë së PS, protestuesit kanë vazhduar me të njëjtin veprim, këtë herë drejt Bashkisë se Tiranës dhe para Ministrisë së Brendshme, duke ndjekur të njëjtat taktika si në rastet e mëparshme.