Vendosni fjalën kyçe....

“S’kam marrë ende asnjë shpërblim” – Kampioni shqiptar i notit Gersi Troka


Kampionati shqiptar i notit, Gersi Troka, u ka kërkuar institucioneve shtetërore më shumë përkrahje e ndihmë.

Ai pohoi se nuk ka marrë ende asnjë shpërblim financiar pavarësisht medaljeve të fituara në Shqipëri apo medaljes së arit në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin vitin e shkuar.

I ftuar në Euronës.al ai tha se personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë më shumë përkrahje financiare në të gjitha disiplinat sportive ku garojnë.

“Dua t’u jap një mesazh institucioneve shtetërore, që të bëjnë më shumë për personat me aftësi të kufizuar, për t’i ndihmuar edhe në sporte të tjera si noti, futbolli, basketbolli e të vihet në pah edhe ndihma që duhet të na kishin dhënë. Për pjesën e shpërblimit ne nuk e kemi të njohur ende me ligj.Nuk kam marr shpërblim kur mora medalje sepse nuk është e njohur me ligj.”­ – tha Troka.