Studentë të Fakultetit Ekonomik e kanë nisur vitin e ri akademik me bojkot.
Bojkoti ka të bëjë me dhunën e Profesor Mirdaim Axhamit ndaj koleges Liljana Billa.
Billa denoncoi se ishte dhunuar nga Axhami në mjediset e Fakultetit Ekonomik në korrik të këtij viti.
Studentët protestues mbanin në duar pankarta ku kërkonin dënimin e Axhamit për dhunën ndaj ish-deputetes së PD-së, pedagoge te Ekonomiku.