Ende pa u mbledhur plotësisht protestuesit një gomë makine u dogj në protestën e sotme të Partisë Demokratike dhe opozitës në Presidencë duke u shënuar keshtu edhe incidenti i parë.
Pamjet tregojnë gomën që digjet, ndërsa zjarrfikësit janë duke shuar flakët.
Ndërkaq edhe Vangjel Dule i partisë PBDNJ dhe Nard Ndoka i Partisë Demokristiane i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia demokratike.