Vendosni fjalën kyçe....

Tubimi i opozitës/ Përfshihet nga flakët e molotovit një qytetar, protestuesit zhvendosen drejt Parlamentit


Opozita dhe mbështetësit e saj vijojnë protestën në Tiranë, ndërsa janë larguar nga godina e Bashkisë së Tiranës.

Pas një komunikimi mes Flamur Nokës, Gazment Bardhit, Belind Këlliçit, Edi Palokës dhe Lefter Gështenjës, protestuesit janë zhvendosur drejt Parlamentit.

Gjatë hedhjes së molotovëve drejt selisë së Partisë Socialiste, një protestues është kthyer vetë në “viktimë” të zjarrit.

Në fotot e siguruara nga mosbindja civile e opozitës, protestuesi shfaqet teksa ndodhet shumë pranë një prej bombave molotov të hedhura në hyrjen e selisë rozë.

Jo vetëm protestues, por edhe efektivë të policisë janë prekur nga zjarri i molotovëve, si në selinë e PS, por edhe para Ministrisë së Brendshme apo Bashkisë së Tiranës.