Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Protesta e sotme jo vetëm me fjalë, synojmë qeverinë teknike


Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaroi për Euronews Albania se protesta e ditës së sotme ka si synim kryesorin arritjen e qeverisë teknike.

Ajo tha se protesta do të nisë me marshimin nga selia e Partisë Demokratike, e më pas do të përhapet kudo nëpër të gjitha rrugët e Tiranës.

Sipas saj kjo protestë do të jetë shumë ndryshe nga gjithë protestat e opozitës të bëra deri më tani, pasi revolta nuk do të shprehet vetëm me fjalë por edhe me vepra.

“Partia Demokratike i ka thirrur qytetarët në një mosbindje civile. Kjo nuk do jetë një protestë si gjithë protestat e tjera, ku revolta shprehet në podium përmes fjalëve Kemi zgjedhur që këtë herë  revolta të mos jetë vetëm nëpërmjet fjalës por edhe nëpërmjet aktit, veprimit. Ne jo detyrimisht është kundër rendit kushtetues, por jemi kundër qeverisë.

Pra e gjithë revolta jonë nuk i tejkalon revoltat e vendeve demokratike, si revoltat e francezëve, revoltat e gjermanëve. Me fjalë ne e kemi provuar dhe me fjalë nuk është se po reagojnë. Ajo tha se qeveria teknike është minimum që kjo revoltë duhet të arrijë. Marshimi nis nga selia e PD, e më pas do jetë kudo në Tiranë”,-tha Ina Zhupa.