Të paktën 15 persona janë vrarë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në shtetin verilindor të Indisë, Meghalaya gjatë katër ditëve të fundit, thanë zyrtarët të hënën.
Më shumë shi pritet në pjesë të tjera të shtetit gjatë kësaj jave. Departamenti i motit i klasifikon reshjet midis 64.5 mm dhe 115.5 mm si “të rënda”.
Të vrarët përfshijnë shtatë anëtarë të një familjeje që u varrosën të gjallë në distriktin South Garo Hills, dy persona automjeti i të cilëve u përfshi nga përmbytjet dhe një burrë i vrarë nga një pemë që u rrëzua.
“Gjendja është më e mirë tani pasi moti është pastruar dhe të gjithë trupat janë nxjerrë,” i tha Reuters Sanjay Goyal, Sekretar i Departamentit të të Menaxhimit të Fatkeqësive.
Disa pjesë të Azisë Jugore janë shkatërruar nga përmbytjet gjatë sezonit të musonit qershor-shtator që solli shira të tepërt këtë vit.
Të paktën 244 njerëz, duke përfshirë dhjetëra fëmijë, u vranë nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Nepal javën e kaluar. Bangladeshi pa përmbytje në rajonin e tij lindor në gusht, të cilat lanë më shumë se 70 njerëz të vdekur dhe shkaktuan dëme të vlerësuara në 1.2 miliardë dollarë.