Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur në SPAK.
Vajtja e tij në Prokurorinë Speciale mund të ketë lidhje me një kallëzim ndaj tij prej deputetit të PD-së Paloka në kohën kur Çyrbja ishte Drejtor Hipoteke.
Kallëzimi është bërë në vitin 2021.
Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.