Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi depoziton projektligjin, kërkon që 10% të financimeve të partive politike të shkojnë për forumet e grave


Deputetja Monika Kryemadhi ka paraqitur një nismë ligjore që synon fuqizimin e grave në politikë duke garantuar një pjesë të buxhetit të fushatave zgjedhore për to.

Projektligji i saj kërkon që të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike të shkojë drejtpërdrejt në strukturat e grave brenda partive, me qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e tyre.

Kryemadhi thekson se ky ndryshim do të ndihmojë gratë dhe vajzat të kenë më shumë mundësi dhe të ecin përpara në politikë, bazuar në meritokraci.

Kjo nismë synon të rrisë përfaqësimin e grave në vendimmarrje dhe të balancojë barazinë gjinore në fushatat zgjedhore.