Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad-Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers.
Spiropali, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm Wahlers, dhe Drejtori i Zyrës për Shqipërinë, Dr. Thomas Kunze, shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, prioritetet e sesionit parlamentar, përpjekjet për bashkëpunim e dialog konstruktiv me opozitën, përgjegjësinë e partive politike në sistemin demokratik dhe debatin mes tyre si kusht për një demokraci të shëndetshme, rritjen e efiçencës dhe transparencës së veprimtarive parlamentare, etj.
Kryeparlamentarja u shpreh se demokracia brenda partive politike është kusht për një Parlament të shëndetshëm.