Mbrojtësi italian, Marco Curto, është suspenduar për dhjetë ndeshje për abuzim racor ndaj sulmuesit Hëang Hee-Chan gjatë një ndeshje miqësore të zhvilluar në mes të Comos dhe Ëolverhamptonit, më 15 korrik.
Curto e kishte quajtur sulmuesin nga Koreja e Jugut, Hëang, ‘Jackie Chan’.
“Lojtari Marco Curto është suspenduar për 10 ndeshje për sjellje diskriminuese”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s.
25-vjeçari Curto më 23 korrik u huazua për një vit nga Como te skuadra e Cesenas që garon në kategorinë e dytë të futbollit italian.