Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë ka nisur me tensione.
Anëtarët e opozitës kanë përplasur tavolinat ndersa kryebashkiaku Erion Veliaj u është drejtuar duke u thënë se të bëjnë çfarë të duan, Tiranën nuk do ta bllokojnë dot.
Ndërsa theksoi se hallet e opozitës dhe krizën e tyre nuk e zgjidhin dot.
Jonathan Pano: S’na e hiqni dot të drejtën e fjalës. E drejta e fjalës nuk fitohet duke i hequr dikujt tjetër.
Erion Veliaj: Nëse krizën e opozitës doni ta sillni në këshill bashkiak, është problemi juaj. Kur ka krizë opozita nuk krijon mazhoranca, por opozita.
Nuk e bllokoni dot qytetin, e bllokuar dje çerek ore. Bjerini me dorë, bjerini me kokë, me çfarë të doni ju, nuk e bllokoni dot Tiranën.
Pano: Përgjigje për shkresat e protokolluara.
Veliaj: Hallet tuaja nuk i zgjidhim dot. E di që doni të bllokoni edhe Piramidën, edhe kreditë e buta, edhe shkollat se nuk keni argument. Vazhdoni shkatërroni. Çdo gjë që prishni, humbisni një përqind të votave. Unë them fitoni ndonjë pikë nëse jeni bashkë me ne.