Vendosni fjalën kyçe....

Post i rëndësishëm për Mark Markun, reagon Rama: Lajm i rremë, në podcast erdhi qytetarisht


Lajmi se një post i rëndësishëm i ishte premtuar Mark Markut, pas daljes në podcastin e Kryeministrit Edi Rama ka detyruar këtë të fundit të reagojë.

Rama e quan lajmin të rremë të dalë “nga kanalet pa filtra e pa higjienë”.

Kryeministri shton se Marku shkoi në podcastin e tij “Flasim” qytetarisht dhe reagimin e bëri në për t’ia kthyer respektin pasi me të nuk ndajnë as të njëjtat bindje politike e as ndonjë varësi në punë.

Lajm i rremë

Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”-shkruan Rama.