Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2 vite burg për ish Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, i arrestuar në janar 2023 për abuzim me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë.
Pas hetimeve, Gjokutaj u mbajt në burg fillimisht, por më pas Apeli e liroi.
Prokurori Ndini Tavani kërkon dënim për shpërdorim detyre sipas nenit 248 të kodit penal.
Vendimi pritet të shpallet më 17 tetor.