Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Administrata publike ka një forcë aftësish dhe një mundësi të shprehjes që se ka pasur më parë


Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, tha se sot administrata publike ka një forcë aftësish dhe një mundësi të shprehjes që kurrë se ka pasur më parë.

Rama vlerësoi administratën publike veçanërisht në procesin e screening apo sikundër tha Kryeministri, procesin e diagnostikimit të problematikave të një vendi, përpara se të hapen negociatat me Bashkimin Europian.

“Kam pasur brenda meje gjithmonë, siç kanë pasur ndoshta edhe qytetarët shqiptarë, mbase jo në nivelin e shumicës që mendojnë se, administrata është një territor me shumë hije,  një ndjesi pasigurie dhe një ndjesi që ajo është pjesa më e pamundur e misionit tonë, për ta ngritur në një nivel të respektueshëm.

Por, në procesin e diagnostikimit të Shqipërisë një skuadër goxha e madhe në numër ka arritur të prodhojë një rezultat që ka qenë befasues për mua.

Dhe nëse kam pasur një frikë nga momenti i hapjes së atij procesi duke dëgjuar të tjerë kolegë që e kishin njohur më parë se çfarë është procesi i diagnostikimit të një vendi përpara hapjes së negociatave me BE, ajo që kisha frikë ishte se si do tia dilnim ne këtij procesi”, tha Rama.

Ai deklaroi se është bërë një punë serioze dhe e vështirë për të transformuar administratën publike dhe për ti dhënë një forcë aftësish dhe një mundësi të shprehjes së tyre që nuk e ka pasur më parë.

“Administrata publike edhe më parë ka pasur njerëz të zotë pa diskutim, mund të gjeni njerëz që kanë 30 apo 40 vjet në administratë, që janë thesar i administratës, por ajo nuk ka pasur mundësinë që të ndjehet e motivuar për tu shprehur, sepse ishte e dhunuar nga presioni politik”, tha Rama.