Në fjalën e tij në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, Kryeministri nuk la pas batutat kur u shpreh se “për administratën është krijuar një ide se nuk mund të nisësh punë nëse nuk je nga Dibra apo nëse nuk ke kushëri me Ulsiun, apo nëse nuk je me Partinë Socialiste”.
Rama e konsideroi këtë një të pavërtetë të madhe. Ai tha se ka takuar shumë të rinj që janë bërë pjesë e administratës publike si pasojë e konkurseve. “Nëse konkurset do të ishin farsë, atëherë si shpjegohet që 1/3 e tyre dalin pa fitues? Dhe kjo ndodh për shkak të kritereve të forta”, tha Rama.