Francezi Benoît Bastien si kryesor, me ndihmësat e tij Hicham Zakrani, Aurelien Berthomieu dhe Thomas Leonard do jenë ata që do vendosin drejtësi në “EPET Arena” të Pragës, aty ku të premte në 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Çekisë për ndeshjet e treta në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Shqipëria sfidon Çekinë në një ndeshje vendimtare në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Bilanci mes dy skuadrave në përballjet direkt është në ekuilibër të plotë.
Në 3 ndeshje të luajtur, secila skuadër ka fituar nga një takim, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim.
Fitorja e djemve kuqezi erdhi fiks një vit më parë kundër çekëve (3-0), më 12 tetorin e 2023 për kualifikueset e Euro 2024.