Demokratja Albana Vokshi e socialisti Plarent Ndreca janë përplasur në komisionin hetimor për Sterilizimin.
Të dy kanë shkëmbyer replika me kryetaren Vokshi që i ka kërkuar nënkryetarit të komisionit Ndreca që të mos përdorë fjalo rrruge.
Replikat
Ndreca: E mira është që të qetësoheni sepse jeni të karikuar për luftë. Nëse doni të bëni rrugaçin kjo është gjë tjetër.
Vokshi: Kujdes me fjalorin, si nuk të vjen turp, po flet më fjalor rruge.
Ndreca: Sa herë të gënjeni do t’ju themi prap. Po më bënë presion, po bërë presion s’të njoh fare. Ti t’i bësh presion mazhorancës s’ka shancë, më lini të flas.
Vokshi: Nuk flet këtu dot me fjalor rruge.
Ndreca: Është shqipe e pastër.
Vokshi: Ik shko dil në rrugë, shko tregoje aty tek PS-ja këtë fjalor.
Ndreca: Më lini të flas me dhunë nuk fitoni gjë, ose jeni tek molotovi ose tek Kushtetuta, nëse keni ardhur të hidhni molotov në komision, harrojeni.