Vendosni fjalën kyçe....

U procedua penalisht pas mosbindjes civile, reagon Noka: Nuk ka paqe politike deri në krijimin e qeverisë teknike


Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe deputeti Flamur Noka ka reaguar pas procedimi të policisë në lidhje me protestën e nje ditë më parë.

Me anë të një postimi në Facebook, Noka shkruan se nuk do të ketë paqe deri në krijimin e qeverisë teknike.

“Nuk ka paqe politike deri në krijimin e qeverisë teknike ! Shqiptarët do votojnë të lirë”, shkruan Noka, i cili ka publikuar edhe disa foto nga protesta e djeshme.

Kujtojme qe pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli.