Dy vëllezër janë ndaluar në kryeqytetin grek Athinë lidhur me vrasjen e kushëririt të tyre 28-vjeçar, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Viktima është identifikuar si Denis Loka, i cili u dërgua në spital me plagë prerje në fyt, por nuk mundi të mbijetojë.
Sipas policisë greke, në komisariatin e zonës janë paraqitur një orë më vonë dy vëllezërit Enis e Aleksandros Loka, 17 e 19 vjeç, të cilët kanë pranuar krimin.
Ata kanë deklaruar se viktima i dhunonte, ndërsa vrasjen e ka marrë përsipër 17-vjeçari.