Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri Fatmir Mediu mbërrin në Gjykatën e Posaçme


Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

Në seancën e sotme pritet që gjyqtari i çështjes të vendosë mbi kërkesën e avokatit për riekspertim të pjesshëm për koston e demontimit të municioneve në fabrikën e Poliçanit.

Sipas avokatit Henrik Ligori, nëse procesi i demontimit në Poliçan dilte me fitim duhet vlerësuar pse shteti ka shpenzuar shuma të mëdha për demontimin në Gërdec.