Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi riekspertim të dëmit financiar të demontimit në Poliçan, gjykata rrëzon Mediun


Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka ka  hedhur poshtë kërkesën e avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për riekspertim të dëmit ekonomiko-ficanciar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Mbrojtja pretendoi në seancën e kaluar se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe pretendoi se procesi i demontimit është bërë mbi llogaritje jo të sakta. Shifrat sipas avokatëve të Mediut, kanë përmbajtje të rremë.

Avokatët kërkuan në seancën e kësaj të mërkure që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e dosjes një memo me kundërshtimet e tyre.