Vendosni fjalën kyçe....

Nga 1 janari 2025 certifikatat e origjinës do të jenë elektronike


Nga 1 janari do të hyjnë në fuqi rregullat e rishikuara të origjinës që do të lehtësojne tregtinë nëpërmjet certifikatës elektronike të origjinës duke ulur kohën dhe kostot per bizneset.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli tha në forumin Biznes-Dogana se Shqipëria i ka ratifikuar rregullat e rishikuara të oriogjinës që do të hyjnë në fuqi më 1 Janar 2025 kur rregullat e origjinës së Konventës ekzistuese si edhe Rregullat Tranzitore të origjinës preferenciale që po zbatohen si rregulla alternative do të pushojnë së zbatuari.

Rregullat e reja, tha ai do të lehtësojnë dhe zhvillojnë më tej tregtinë e ndërsjellë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në Konventë, janë më të thjeshta dhe më fleksibël; kanë avantazh mos pagim i takes doganore per materialet jo-origjinuese kur rieksportohen pas RPA me perjashtim te tekstileve (50-63); do t’i mundësojnë operatorëve shqiptarë ekonomikë të eksportojnë më lehtë në BE dhe vendet e tjera me të cilat zbatojmë MTL duke përfituar nga tregtia preferenciale etj.

Rregullat e rishikuara të origjinës të Konventës PEM parashikojnë përdorimin e certifikatave të origjinës të lëshuara në mënyrë elektronike dhe kjo sjell kursim kohe dhe ulje kostosh.

Z.Gazheli i ftoi bizneset të aplikojnë për Operator Ekonomik i Autorizuar (OEA) si një status i lëshuar për “bizneset me besueshmëri” të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore dhe që ndërtohet në parimet e transparencës, korrektësisë dhe përgjegjësisë reciproke.

Ai i udhëzoi subjektet të shikojnë procedurat por edhe 4 aplikacionet(Statusi i deklarimit të tranzitit të mallrave, Statusi i deklarimit doganor të mallrave, Statusi i Pagesave në doganë dhe Gjendja e llogarisë parapaguese në doganë) e reja që biznesi mund t’i aksesojë në kohë reale nëpërmjet E-Albania duke parë në mënyrë transparente çdo fazë të miratimit të aplikimeve, lehtësimeve, përjashtimeve nga taksat etj.

“Zhvillimi sistemeve teknologjike është një proces i vazhdueshëm drejt përmirësimit dhe po pilotojmë një projekt për njoftimin para nisjes dhe para mbërritjes për shkëmbimin digital të informaconit mes sistemit të transportuesit detar dhe sistemit të doganave, ASYCUDA. Procese të ngjashme për deklarimin e thjeshtuar po testojmë edhe me postat e shpejta ndërkohë që besojmë brenda vitit të gjitha procedurat doganore do të jenë online nëpërmjet E-Albania. Të dhënat nga sistemi tregojnë se kemi ulje sinjifikative të kohës së përpunimit të deklaratave në të gjitha kanalet e riskut ndërkohë që janë përmirësuar ndjeshëm vlerësimet me transaksion që për periudhën 9 mujorit 2024 kishi 97 % përdorim të transaksionit”, tha z.Gazheli.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor