Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryebashkiaku socialist Tushe dënohet me shërbim prove s’e nuk deklaroi apartamentin në bregdet


Pak muaj pasi shleu dënimin 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe është dënuar me 2 vite shërbim prove për modeklarim pasurie.

Bëhet fjalë për një apartament në bregdet të cilin Tushe  nuk e ka deklaruar.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, për të cilën SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.