Një pilot i Turkish Airlines humbi jetën gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, duke detyruar avionin e linjës ajrore turke të bënte një ulje emergjente në Nju Jork.
Kështu ka bërë të ditur në rrjetin social, zëdhënësi i kompanisë turke.
Avioni i linjës kishte për destinacion aeroportin e Stambollit, teksa ndodhi ngjarja tragjike.
Zëdhënësi i linjës ajrore turke njoftoi se kapiteni Ilcehin Pehlivan ishte sëmurur gjatë fluturimit dhe përpjekjet e ekuipazhit për të ofruar ndihmë ishin të kota, shkruan La Repubblica.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por po priten rezultatet e ekspertimit dhe autopsisë. Për fat të mirë, nuk pati asnjë problem apo avari tjetër dhe pasagjerët u zbritën në gjendje të mirë shëndetësore, tha zëdhënësi Yahya Ustun.
“Ekspedita TK 204! Kapiteni Ilcehin Pehlivan, piloti i avionit tonë të tipit Airbus 350, me regjistrim të bishtit TC-LGR, që kryente fluturimin Seattle-Stamboll, i ra të fikët gjatë fluturimit”.
Ky ka qenë komunikimi i kabinës së pilotit të avionit me kullën, duke kërkuar edhe uljen në Nju Jork për emergjencën shëndetësore.