Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku dy vëllezër, 34 dhe 37 vjeç, u plagosën me thikë. Policia lokale shpalli në kërkim autorin e dyshuar, M. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.
Ngjarja ndodhi më 8 tetor, në orët e para të mëngjesit, pas një sherri për arsye të dobëta, kur autori goditi vëllezërit me një mjet prerës. Sipas informacionit nga komisariati i policisë, dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e autorit, ndërsa po bëhen verifikime për dinamikën dhe motivet e ngjarjes.