Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me armë në ajër, pranga 36-vjeçarit në Cërrik


Një 36-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi qëlloi me armë në ajër në fshatin Liçaj.

Në pranga  ka përfunduar Spartak Sinani, i cili në gjendje të dyshuar të dehur ka qëlluar me armë.

Pas kontrollit në banesë atij i janë gjetur arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë. dy armë pneumatike, një palë dylbi dhe një thikë.

Njoftimi

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Cërrik, operacioni policor i koduar “Neighborhood”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. 

Vihet në pranga një 36-vjeçar që qëlloi me armë zjarri pistoletë, në ajër, në rrugën e fshatit Liçaj.

Sekuestrohen arma e zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak, 2 armë pneumatike, 1 palë dylbi dhe 1 armë e ftohtë thikë, që u gjetën në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në fshatin Liçaj, një shtetas kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri që e mbante pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Neighborhood”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  

– Spartak Sinani, 36 vjeç, banues në fshatin Liçaj.

Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, në fshatin Liçaj. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime.

Gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në kopsht, armën e zjarrit pistoletë, ndërsa në ambientet e tjera të banesës kanë gjetur një krehër me municion luftarak, 2 armë pneumatike, 1 palë dylbi dhe 1 thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”