Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e dendura të shiut në Shkodër e Lezhë, Emergjencat Civile thirrje për kujdes


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes kanë bërë një apel urgjent për banorët e Qarqeve Lezhë dhe Shkodër, duke u kërkuar që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet gjatë tre ditëve të ardhshme, për shkak të parashikimeve për reshje të dendura dhe stuhi.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në kontakt të ngushtë me pushtetin lokal, për të rritur gatishmërinë në rast nevoje. Forcat e Armatosura janë vendosur në gatishmëri dhe janë të pajisura me mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjencash. Banorët janë këshilluar të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të shmangur rrezikun nga përmbytjet dhe situatat emergjente që mund të krijohen.

Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme”, thuhet në njoftim.