Kryetarja e Komisionit Hetimor të Sterilizimit Albana Vokshi është përplasur me nënkryetarun e saj, socialistin Plarent Ndreca në seancën e sotme ku dëshmuan persona të lihdur me çështjen.
Ndërsa Ndreca i quajti demokratët rrugaçë, Vokshireagoi ashpër duke i hedhur mikrofonin në tokë.
Ndreca iu kundërpërgjigj duke i thënë se PD-ja njeh vetëm rrugën e dhunës, forcës dhe Molotivit.
Debatet
Ndreca: Unë nuk rri në komision me njerëz rrugaçë… Nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçë.
Vokshi: Kujt i thua rrugaçë? Juve jeni rrugaçë. Nuk e hap ti mbledhjen, dil përjashta.
Ndreca: Ju njihni vetëm gjuhën e forcës, nuk keni argument.
Vokshi: Me forcë përballë do na keni. Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen.
Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.
Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera.
Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare.
Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët…
Ndreca: Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne
Vokshi: Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj.
Ndreca: Të ishte fati në dorë tuaj, do ishim rrahur, do ishim vrarë si në Bulevard, do ishim të gjithë në burg
Vokshi: I vrau Edi Rama 4 vetat.
Ndreca: Ti lexon vendimet e PD, jo të Strasburgut. Po të ishte fati në dorën tuaj do ishim në burg.
Vokshi: Do jeni të gjithë se keni abuzuar. Do shkoni.
Ndreca: Keni vrarë 28 veta në Gërdec, e 4 veta në bulevard, nuk bëni dot moral. Ne s’kemi vrarë njeri, ju keni varrë. Do ju lënë aty ku jeni shqiptarët.
Vokshi: Ju po vrisni njerëz çdo ditë, shko te onkologjiku, vrasje në masë, se mbuloni këta afera.