Vendosni fjalën kyçe....

Shiu përmbyt rrugët e Shkodrës, probleme në qarkullim


Reshjet e shiut të 24 orëve të fundit në Shkodër kanë përmbytur qendrën e qytetit.

Si pasojë e këtyre reshjeve intensive, janë shkaktuar probleme në qarkullimin e qytetareve dhe automjeteve;

Autoritetet vendore janë duke  punuar për t’u bërë i mundur normalizimin e situatës ndërsa sipas parashikimeve pritet që reshje në Shkodër të ketë deri në orët e vona.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që në pak kohë si pasojë e reshjeve, rrugët e qytetit të Shkodrës përmbyten.