Vendosni fjalën kyçe....

Xhafaj: Një grup kriminal nga Elbasani dhe Kurbini ndihmuan në ngritjen e çështjes “Babale” PD e shfrytëzoi politikisht


Ish-ministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj në një për “Opinion” në TV Klan ku ka folur për  çështjen “Babale”.

Ai u shpreh se ka qenë i interesuar grupi politik  i PD për ta goditur atë politikisht dhe e sajuan të gjithë këtë duke e ngritur  mbi një mashtrues. Ai vijoi duke thënë se Babalja ka implikuar një tjetër person, ndërsa i treti është regjistrimi që sot nuk gjendet.

Xhafaj shprehet se ky regjistrim që nuk disponohet as nga prokuroria do të ekspozonte mashtrimin publik.

Deputeti i PS gjithashtu theksoi se ”, një grup kriminal nga Elbasani dhe një tjetër nga Kurbini kanë ndihmuar që të ngrihej çështja “babalja”.

Fatmir Xhafaj: Dështoi Olldashi nuk u transmetua, dhe s’pati asnjë efekt. Pretendoi se është takuar me vëllain tim, por është ‘fake’ se këto janë qelizat telefonike. Në datën 24 Tetor ku është gjendur Babalja dhe Olldashi dhe ku është gjendur im vëlla. Këta kanë qenë në Vlorë vëllai im ka qenë në Vlorë. Nuk mund të takohet një njeri që është në Fier dhe një që është në Vlorë.

Blendi Fevziu: Por mund të ketë qenë ditë tjetër, jo atë ditë të përgjimit.

Fatmir Xhafaj: Një herë kam vajtur thotë Olldashi, ka thënë kam shkuar një herë në Vlorë dhe ka përcaktuar datën 24 Tetor.

Blendi Fevziu: Gjatë kësaj kohe vëllai juaj ishte takuar me Babalen ndonjëherë .

Fatmir Xhafaj: Asnjëherë.

Blendi Fevziu: Jeni i sigurtë për këtë?

Fatmir Xhafaj: Janë dy njerëz që jetojnë në një qytet dhe janë parë. Ka vetëm në 4 vite janë marrë tabulate e tyre dhe janë vetëm 4 telefonata të marra nga ai, nga 30 sekonda.

Blendi Fevziu: A ka qen në burg vëllai juaj me Babalen?

Fatmir Xhafaj: Seriozisht e ke këtë gjë. Kjo është të ngresh emision mbi një mashtrues.

Blendi Fevziu: Ka qenë apo jo në burg?

Fatmir Xhafaj: Jo, por jo mo jo.

Blendi Fevziu: Po pse do ta sajonte gjithë këtë histori, pse do të vetëofrohej.

Fatmir XhafajJo ky nuk u vetëofrua. Ky u ofrua dhe është ofruar nga njerëzit dhe ka qenë në interesin e Partisë Demokratike për ta bërë këtë gjë. Përfitimi ishte që do të shkonte në azil siç ndodhi me ndihmën e Partisë Demokratike, siç e ka provuar vetë Salianji. Ky ishte shkëmbimi midis tyre kundrejt 200 mijë Eurove që do të paguhej sepse qëllimi ishte që të inskenohej kundër meje dhe pas kësaj kanë qenë grupet kriminale.

Blendi Fevziu: Kush grupe kriminale?

Fatmir Xhafaj: Aq sa di unë dy grupe kriminale një i Elbasanit dhe një i Kurbinit që kanë qenë të interesuar për shkak të përplasjeve publike që kanë pasur me mua gjatë kohës që kam qenë ministër.

Blendi Fevziu: Dy grupe kriminale kanë qenë të përfshirë në këtë inskenim?

Fatmir Xhafaj: Po po, sipas meje po dhe e kanë mbështetur gjith këtë proces. Ndërkohë ka qenë i interesuar lidershipi politik i Partisë Demokratike për të më goditur mua politikisht dhe e ngritën të gjithë këtë mbi një mashtrues.

Fatmir Xhafa: Episodi i tretë është regjistrimi me një stilolaps që iu dha Babales dhe që ka bërë zërin Alizotin.

Blendi Fevziu: Po, kjo është e njohur, tani…

Fatmir Xhafa: Kjo është e njohur dhe kjo është servirur nga Partia Demokratike. Sot e kësaj dite askush nuk e di ku është stilolapsi.

Blendi Fevziu: As prokuroria s’e ka?

Fatmir Xhafa: As prokuroria s’e ka. Nëse kjo partia Demorkatike, nëse ky personi që do të luftonte grupet kriminale, krimin, ministrin e Brendshëm të lidhur me to, etj, pse e fshehu mjetin e regjistrimit?

Blendi Fevziu: Këtë s’di ta them por unë do të bëj një pyetje tjetër.

Fatmir Xhafa: Ta them unë se enuk ke sesi ta thuash. Ta them unë. Nëse do të ishte mjeti i regjistrimit,  do të dilte qartazi i gjithë ky mashtrim publik i ndërtuar nga disa ordinerë të zakonshëm siç ishte Babalja dhe Alizoti të bashkuar me disa mashtrues politikë.