Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin e tij ditën e djeshme, është thirrur përsëri në SPAK. Ai do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sot në orën 10:00.
Dorëzimi i mandatit erdhi pas një dëshmie të gjatë në SPAK lidhur me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka, i cili akuzon Çyrbjën për abuzim me detyrën gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit. Vendin e tij pritet ta zërë Erjon Meka, i cili fitoi 2228 vota në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.