Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka bërë thirrje një audience në Pittsburgh, Pennsylvania, që burrat me ngjyrë të ndalojnë të bëjnë justifikime dhe të mbështesin Kamala Harris, kandidaten demokrate për presidente dhe aktualisht në postin e zëvendëspresidentes.
Fushata e Harris po mbështetet te figura të njohura si Obama dhe ish-presidenti Bill Clinton, i cili do të mbajë një tubim në Georgia këtë të diel, sipas BBC.
Ndërkohë, ish-presidenti Donald Trump ka folur për një grup ekonomik në Detroit, ku ka kritikuar qytetin.
Guvernatorja e Michigan-it, Gretchen Whitmer, një anëtare e Partisë Demokratike, reagoi ndaj komenteve të Trump në rrjetet sociale, duke thënë se “banorët e Detroit-it nuk do ta harrojnë këtë.”
Trump pritet të mbajë fushatë sot në Colorado dhe Nevada, ndërsa Harris pritet të flasë në Arizona.
Sondazhet tregojnë se Harris është paksa përpara Trump-it në mesataren kombëtare, por shtetet kyçe të betejës elektorale janë shumë të ngushta.