Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari ku zhvilloi një takim me homologun Viktor Orban.
Në një konferencë të përbashkët, Rama ka deklaruar se u ra dakord për dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratën publike.
Ai ka shtuar se është mbresëlënës numri i rritjes së investimeve të sipërmarrësve hungarezë në Shqipëri, ndërsa nuk la pa përmendur edhe turizmin.
“Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratës politike, e cila është shumë e rëndësishme për të gjitha ato vende që janë në procesin e anëtarësimit.
Folëm edhe për investimet dhe i thashë Orban që ndjehemi të inkurajuar që shoqëritë hungareze po investojnë, shifrat janë të pazakonta krahasuar me vende si Shqipëria në madhësi, 350 mln euro, shifër domethënëse për ekonominë tonë”, u shpreh ai.